Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi foli edhe për heshtjen e presidentit Ilir Meta. Sipas tij, kreu i shtetit nuk ka se për çfarë të flasë më dhe se ndodhet në një pozitë të vështirë, për shkak se është shkarkuar nga parlamenti.
Deklarata e Klosit:
“Ai i bëri të vetat. Kur ishin zgjedhjet, emërimet në drejtësi. Tani nuk ka se çfarë të bëjë. Qeverinë e dekretoi. Nuk ka se çfarë bën më. Për mua dha një shfaqje të paarsyeshme në zgjedhje. Ndodhet në një pozitë të vështirë, parlamenti e ka shkarkuar, pritet vendimi i Kushtetueses. Është një president që nuk është në pozitë normale. Edhe Kushtetuesja po vonohet. Fakti që po vonohet tregon se Kushtetuesja nuk është shumë e qartë se kush ka të drejtë”, tha Klosi.
Diskutime rreth kësaj post