Avokati Adriatik Lapaj i ftuar në emisionin “Aranutistan”, propozojë që të ndërrohet sistemi elektoral, ku kryetarët vendosin për gjithçka.
Lapaj tha se vendit i duhet një ligj për referendumim.
Deklarata e Lapaj:
“Me këtë nënkuptoj që të kalohet nga një sistem ku kryetarët vendosin për gjithçka, të kalohet në një sistem ku marrëdhënia mes elektoratit dhe të zgjedhur të jetë funksionale dhe e përhershme. Deri sot të zgjedhurit kanë qenë të mandatuar të kryetarit të partisë, të cilët zgjidhen në listë në bllok, në zonat e tyre elektorale dhe nëse ti del kundër kryetarit të partisë të digjet karriera politike dhe kjo pastaj krijon njerëz që janë manekini që ulin dhe ngrenë kartoni politik. Ky është një problem që e ka krijuar Rama dhe paraardhësit e tij dhe ky nuk ka lejuar që kjo të ndryshojë.
Nuk i ka mundësuar vendit një ligj për referendumet. Unë mendoj që republika jonë do të ishte më e mirë, nëse do kishte një ligj për referendumet”, u shpreh avokati.
Diskutime rreth kësaj post