Deputeti i PD-së, Dash Sula u shpreh se vettingu i politikanëve është nismë ‘historike’ dhe se ka ardhur momenti për të pastruar politikën nga të korruptuarit. Ai tha se ky proces ka për të larguar një numër të lartë politikanësh si nga PD ashtu edhe nga PS.
“Nuk mund ta them në mënyrë të prerë që ka një marrëveshje PS-PD për këtë çështjen e vetingut. Di të them që kemi një marrëveshje me qytetarët shqiptarë sa i përket çështjes së korrupsionit. Kjo zgjidhet duke pastruar politikën nga të korruptuarit sepse u bënë 30 vite që të korruptuarit diktojnë politikën shqiptare. Nëse sot që i është hedhur dorashka maxhorancës, mendoj dhe shpresoj ka besim që është në moment që do ishte historik për Shqipërinë. Te Rama pashë një lloj frike dhe hezitimi pasi bërja e vettingut në politikë, në të dy krahët, por më së shumti nga maxhoranca do largohen. Kjo nuk do të thotë se do zhduket PD apo PS. Ka ardhur momenti historik, nuk mund të jesh edhe politikan edhe hajdut. Ne kemi thënë se duhet një paketë më e gjerë se sa kemi çuar. Ne kërkojmë vullnetin e maxhorancës për të filluar procesin, si do të bëhet, mekanizmi, jemi gati për të diskutuar”, u shpreh deputeti për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post