Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pritet të jetë relativisht ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërkohë erërat jugore do të fillojnë të fuqizohen gradualisht.
Ditëve të ardhshme na pret mot i ngjashëm dhe pak më i ngrohtë. Pritne alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell, ndërsa në veriperëndim dhe veri të Shqipërisë mund të ketë riga lokale shiu.
Nga e shtuna pritet ndryshim i motit. Do të ketë shtim të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë reshje lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë ulje, ndërsa në viset e larta malore mund të ketë edhe reshje bore.
Diskutime rreth kësaj post