Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shprehur sot publikisht mbështetjen për integrimin në BE të Shqipëri dhe Maqedonisë së Veriut.
Përmes një postimi në Twitter, Yuri Kim thekson se procesi i negociatave duhet të nisë pa vonesa.
Postimi i Yuri Kim:
“Pajtohemi me deklaratën e Blinken dhe Borrell se rajoni i Ballkanit Perëndimor i përket Bashkimit Evropian dhe negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesa. Pranimi në BE, një përparësi e deklaruar për të gjithë Ballkanin, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, në mbrojtjen e të drejtave themelore dhe avancimin e sundimit të ligjit”, shkruan ambasadorja Kim.
Diskutime rreth kësaj post