Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët që po mban sot me ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me propozimin e demokratëve për vetting në politikë.
Progres raporti i BE thotë se ende nuk ka zyrtarë të lartë të arrestuar. A mund të jepni një dorë nëse pranoni propozimin e PD për vettingun e politikanëve?
Kryeministri Edi Rama: Nuk është etike që ti komentoj këtu këto propozime duke pasur parasysh që ne kemi dhënë disponim total për të diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Për këtë arsye më ndjeni por nuk do jap opinione përpara se ti japim këtij dialogu një mundësi.
Të kemi mundësi të ballafaqojmë mendimet tona me palën tjetër. Në fund të fundit, cilësia e një bashkëjetese, në cdo instancë, nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra sesi nuk biem dakord. Tjetër është të mos biem dakord duke ushqyer me bonsens dhe tjetër është të mos biesh dakord duke u kapur për flokësh. Unë mendoj të japim një shans për dialogun, opozita ka bërë 3 propozimeve, mund të bëjë dhe më shumë, është në të drejtën e vet.
Ne kemi mundësi të japim edhe opinione tona dhe udhëzime, por jo të themi që jemi gati jemi gati. Po ne jemi gati por ti diskutojmë drejtpërdrejtë me ta dhe jo me pasqyra ku të gjithë flasin pa dëgjuar tjetrin.
Diskutime rreth kësaj post