Nënkryetari i PD-së Enkeled Alibeaj foli mbi thirrjen e Edi Ramës në komisionin hetimor për zgjedhjet, duke u shprehur se është detyrimi moral i kryeministrit për tu paraqitur dhe detyrimi i organeve të policisë për ta sjellë.
I pyetur në emisionin “Frontline”: “Nëse kryeministri nuk vjen do ta ushtroni opsionin për ta thirrur me forcë?”, Alibeaj u përgjigj:
“Besoj që një shtetar e ka një detyrim moral. Besoj që e ka për detyrim etik, moral, që nevojës, kërkesës, fakteve që ka shkelur ligjin, të vijë dhe të përballet me të. Thirrja për tu dëshmuar që nëse nuk e zbaton dëshmitari, është detyrim i organeve të policisë për ta sjellë”.
“Për ndryshime të Reformës Zgjedhore do të duhet të bëhen me komisione të përbashkëta dhe jo vetëm partiake, por duke thirrur ekspertë, duke marrë për bazë rekomandime të ODIHR-it”, tha Alibeaj.
Diskutime rreth kësaj post