Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca në një postim në rrjetin social Twitter, shkruan se Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave. Sipas tij, duhet rënë dakord me BE-në që mbledhja ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt, duke përmendur si afat fundin e këtij viti.
“Komisioni i BE-së 2021 Paketa e Zgjerimit: Shqipëria vazhdon të përmbushë kushtet për të hapur negociatat e pranimit. Është vendimtare tani që BE bie dakord që mbledhja e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti”, shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post