Nuk munguan as batutat dhe as kritikat në foltoren e organizuar ditën e sotme të Sali Berishës në Peshkopi.
Një qytetar ka zënë ngushtë ish-kreun e PD me fjalët e tij. Ai fajësoi Sali Berishën, pasi solli në krye të Partisë Demokratike Lulzim Bashën, i cili sipas tij e shkatërroi këtë forcë politike.
“Dy persona i kanë borxh këtij vendi. I pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në”, tha qytetari.
Diskutime rreth kësaj post