Ditën e sotme PD bëri të ditura propozimet ndryshimet kushtetuese që lidhen me reformën territoriale dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re.
Konstitucionalisti Kristaq Kume tha se këto propozime janë jo të sinqerta dhe se nuk sjellin asgjë të re, përkundrazi risjellin ndryshimet e 2008 në tentativë për të zhbërë ndryshimet e korriku 2020.
Deklarata e Kumes:
“E para ndjesi pasi lexova propozimin është ajo që lidhet me faktin se këtu tek ne partitë nuk e mbajnë, tjetër thonë e tjetër bëjnë. Sot ajo që ne shohim te propozimet e PD nuk është asgjë tjetër por në 95 % e njëjta gjë me atë që ka qenë e fiksuar në Kushtetutë me marrëveshjen e 2008. Ndryshmet e korrikut të 2020 krijuan një mundësi shumë të mirë për të ndërhyrë në legjislacionin tonë për të mirë-rregulluar kushtet për funksionim me efektiv të demokracisë që konvertimi i mandate të mund të realizohet edhe pa e ndryshuar këtë sistem zgjedhor proporcional rajonal bëhej i mundshëm pasi u hoq dispozita që kërkonte në kodin zgjedhor ndarja e Shqipërisë në njësi zgjedhore të bëhej në një nga ndarjet e territoriale të vend që në kod është fiksuar qarku. Kjo dispozitë kushtetuese u hoq dhe u vendos në kushtetutë që ndarja në njësi zgjedhore të bëhej në kodin zgjedhor që ishte plotësisht e mundshëm që në zgjedhjet e 25 prillit. Por PD ka rivendosur të njëjtin që ka qenë më parë se ndarja e mandateve të bëhet duke iu referuar një ndër ndarjeve territoriale të vendin, pra të jemi me të njëjtin sistem të 2008”, tha Kume.
Diskutime rreth kësaj post