Para pak ditësh në mediat online qarkulloi një lajm, i cili fliste për lidhje të avokatit Adriatik Lapaj me Sorosin. Pikërisht në lidhje me këtë lajm, Lapaj është pyetur sot në rrjetet sociale nga një qytetar.
“Ne mundsh te shpjegosh lidhjen me Soros dhe fotografine me ambasadoren kontraverse te shba do na beje 1 nder ne qe shikojme pozitivitet ne ty”, i shkruan qytetari.
Pak këtij komenti, e menjëhershme ka qenë përgjigjjia e avokatit Adriatik Lapaj.
“Në mundsh të kuptosh jam avokat…avokati përfaqëson në gjyq këdo. Në mundsh të kuptosh që nuk kam detyrim të shpjegoj kënd për punën time sepse paguaj taksa e jap llogari në shtet! Në mundsh të kuptosh që me ambasadoren e kam krenari të madhe të dal foto e ta takoj herë pas here siç e bëj! Krenari sepse takoj përfaqësuesen e një vendi mik. Foto është bërë kur me të pastruam ambjentin që rraca jote dhe ime ka ndotur. Në mundsh eja më kontrakto si avokat dhe unë të përfaqësoj dhe ty pa pyetur kush je e nga vjen e pa e vrarë fare mendjen çfarë do më thonë për ty! Në mundsh lexo ndonjë gjë se nuk të bën dëm! Kape këtë foton se e ke më të plotë.”, i përgjigjet Adriatik Lapaj i cili gjatë fundjavave kontribuon edhe në pastrimin e e ujit nga gomat që hidhen në të.
Diskutime rreth kësaj post