Drejtori i ri i Policisë së Shtetit Gledis Nano në një deklaratë për mediat, ka lajmëruar ndryshimet e reja në radhët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin. Nano i ka prezantuar këto ndryshime në një konferencë për shtyp, këtë të hënë. Ai ka lajmëruar se drejtorët aktualë të policive të qarqeve, do të zëvendësohen nga të tjerë të cilët ai i identifikoi si më poshtë:
Ardian Çipa Drejtor i Policisë në Elbasan.
Gjovalin Loka Drejtor i Policisë në Korçë.
Neritan Nallbati Drejtori i Policisë në Durrës.
Oltion Bitri Drejtor i Policisë në Lezhë.
Skënder Hitaj Drejtor i Policisë në Dibër.
Rebani Jaupi Drejtor i Sigurisë Publike.
Saimir Boshnjaku Drejtor i Kufirit.
Bledar Çeliku Drejtor i Policisë Gjirokastër.
Drejtor i Kufirit në Gjirokastër është emëruar Sokol Cana.
Drejtor i Antiterrorit në vend të Gledis Nanos është emëruar Alban Dautaj.
Diskutime rreth kësaj post