Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare. “Uragani i skenës sonë” nuk mund të mungonte në bisedat e banorëve të “Big Brother VIP Albania”.
Teksa bisedonin me njëri-tjetrin në oborr, Fifi, Donaldi, Semi dhe Beniada kanë nisur të këndonin një nga këngët më të bukura të saj, “Fustani”.
Pasi shprehu simpatinë e madhe për Aurelën, Donaldi ndau me vajzat edhe një histori shumë komike.
“E dini se çfarë kam bërë me këtë këngë para disa vitesh, apo jo? E kam fiksim. Dilnim me çunat me makina dhe hapnim xhamat duke kënduar: “A më pret? A më pret? O fustani fletë-fletë!“”- tregoi Donaldi, duke qeshur.
Diskutime rreth kësaj post