Bërja me detyrim e vaksinës për studentët ka sjellë jo pak revoltim në radhët e tyre.
Disa universitete nuk po i lejojnë studentët në auditore pa certifikatën e vaksinës apo një test PCR, ndërsa këta të fundit kanë nisur edhe protestat.
Kryeministr Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për këtë çështje, teksa i është përgjigjur një komentuesi, i cili i thotë kryeministrit se për shkak të detyrimit, studentët po blejnë certifikatën e vaksinimit.
Rama i përmend situatën në vendet e tjera të botës, ku vaksina është e detyrueshme. Rama e këshillon gjithashtu se nuk bëhet fjalë për lojë dhe se nuk duhet të dëgjohen marrëzitë që thuhen.
Diskutime rreth kësaj post