Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka kritikuar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me qëndrimin e tij së fundmi ku thotë se po mundohet të ndalojë ish kryeministrin Sali Berisha që të bunkerizojë partinë Demokratike.
Postimi i Plotë:
“1. Në këto 30 vitet e fundit, Sali Berisha nuk ka patur marrëdhënie të mira me asnjë ambasador amerikan në Shqipëri. Por kjo nuk e pengoi të qeveriste vendin dhe të drejtonte PD shumë më suksesshëm se Lulzim Basha (Hoti). Nuk e pengoi të vizitonte Shtëpinë e Bardhë pa asnjë lek dhe të prite në Shqipëri të vetmin President të SHBA.
Marrëdhënia aspak e mirë me ambasadorët e Berishës, nuk e pengoi e Blinken, asokohe ndihmës i Biden, të shpallte Berishën kampion të antikorrupsionit. (Edhe në këtë rast na i solli zorrët te goja, ky Blinken).
Këto janë fakte që i kemi përjetuar, jo opinione.
2. Argumenti që Saliu e do PD si mburojë për çështjet e tij personale, do ishte i besueshëm nëse përdorej nga një avokat i interesit publik dhe jo klient i Nick Muzin.
Le pastaj po të krahasosh sjelljet. Luli që vetë shkrun e vetë vulos na qenka interesi publik. Saliu që kërkon vendime kolegjiale qenka interesi privat.
Super llogjikë!
Të puthsha mendjen!
3. Po erdhi Saliu, PD bëhet bunker dhe do zemërohet Amerika. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha.
E çdo bëjë “Amerika e zemëruar” do pushtojë PD?!
Qesharakë!
E vërteta është, ndërkohë, që Ambasasada, e cila flet edhe për larjene duarve, nuk ka thënë asnjë fjalë për Foltoren dhe për Berishën që kur nisi foltoren.
Pyetja e pashmangshme është: a e ruan dot më Luli bunkerin e amerikanllëqeve të tij nga anëtarët e partisë?
4. “Dy duar për një kokë” është lajtmotivi “Hotist” i bunkerit të amerikanllëqeve. Me këtë i vë vulën përfundimisht çdo parimi apo teze publike.
Ato dy duart janë për atë kokën, kur të sulmojnë familjen, pronën e jetën. Personalen dmth, jo karriken e kryetarit.
5. “Nuk do të lejoj kurrë”- thotë Luli kur bie fjala pse nuk mbledh Kuvendin e partisë.
Luli vetë na ka mësuar me prova se sa herë betohet me fjalën “kurrë”, bën ekzakt të kundërtën.
Dmth do kalonin mbi trupin e Lulit nëse:
Fatmir Xhafa do bëhej ministër;
Do shembej Teatri Kombëtar;
Do shëmeshin banesat e banorëve të unazës;
Do bëheshin zgjedhje lokale moniste… etj, etj…
Ndaj kur thotë Luli “kurrë” të vjen një si optimizëm i frikshëm…
Këto janë amerikanllëqet e djeshme të Lulit dhe kryetarokratëve të tij mediatikë.
Tani ka filluar faza amerikanllëk-maskarallëk.
E përsëris, mbi tezat që komunikohen në publik dhe që prekin jetën publike, pavarësisht se nuk jemi anëtarë të PD, ne do komentojmë.
Politikanët që marrin vendime në emrin tonë këtu njihen…”-shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post