Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur ne lidhje me deklaratën e Bashës: “Nuk e shkrij PD për interesat e Berishës”.
Ai tha se kjo është një ngritje logjike tonesh nga Basha, pasi PD nuk mund të dalë kundër vendimit të SHBA.
Gjekmarkaj shtoi se vendimi i Berishës për të bërë Foltore erdhi pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar dhe se do ishte ndryshe nëse do e kishte bërë dy vite më parë.
“Ngritje logjike tonesh, se debatet brenda PD dhe brenda grupit kanë tonalitetin e vet. Ne e kemi të pamundur të bëjmë sikur gjërat nuk po ndodhin. Ai tha se është gati të paguajë çdo çmim që PD mos të shndërrohet në bunker për interesat personale të kujtdo.
E pamundur të bëjmë sikur Foltorja nuk ekziston. Nuk e dimë se çfarë ka në kokën e Berishës për strategji politike, edhe pse disa shenja i ka dhënë në Korçë e Elbasan. Foltorja do ishte më logjike të ishte bërë 2-3 vite më parë, por ai bëri sapo u atakua nga SHBA, dhe pastaj u përball me vendimin e Bashës.
SHBA ka marrë një vendim, dhe vendimi është ultimativ. Dihet pesha e marrëdhënies së SHBA me Shqipëri. Çfarë kushtesh mund të vendosë PD nëse sulmohet vazhdimisht nga SHBA. Nuk e di deri ku shkon deliri politik i Berishës apo ambicia e tij. Më duket surreale ai të drejtojë PD se ka 30 vite. Në 2013, prindërit e mi qanë që iku Berisha, por jeta vazhdon, s’do merremi më me Berishën. Është histori e së shkuarës,” tha Gjekmarkaj.
Diskutime rreth kësaj post