Deputetja Albana Vokshi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësinë deklaroi se mbledhjet e deputetëve nuk duhet të kthehen në gjyqe politike dhe se ligjvënësit duhet të kenë lirinë e fjalës.
Ajo tha më tej gjatë diskutimeve në mbledhjen e grupit parlamentar se deputetët nuk duhet të përjashtohen për një fjalë goje (duke iu referuar rastit të Flamur Nokës), pasi PD është parti e fjalës së lirë dhe kushdo mund të shprehë mendimin e tij.
Reagimi i Vokshit
“Ndjej nga diskutimet një tentativë ndarje mes deputetëve “të rinj” e “të vjetër”. Nuk bie dakort me këtë. Nuk duhet të ekzistojë fryma e ndarjes. Jemi të gjithë bashkë, një ekip. kjo tentativë ndarje që po bëhet këtu nuk na përket.
Bëjmë retorikë këtu, në një farë mënyre, që të jemi bashkë. Bëjmë sikur nuk e dimë sa e vështirë është situata në terren. Ka ardhur nga lart por reflektohet poshtë më shumë se lart.
Grupi Parlamentar, Kryesia e Grupit Parlamentar, nuk duhet të kthehen në gjyqe politike. Gjithsecili duhet të ketë lirinë e fjalës. Ne jemi Parti Demokratike, me shprehje mendimi të lirë. Nuk duhet të kemi frikë. ky është forumi që ne duhet të flasim. Dhe më mirë të flasim këtu Brenda, t’I themi gjërat në sy, se sa të dalim e të flasim prapa krahëve apo nëpër tavolina, nën tavolina e të bëjmë intriga.
Sot është ditë e mirë sepse po i themi disa të vërteta në sy, flasim hapur dhe flasim këtu. Pa frikën që mund të përjashtohemi për një fjalë goje apo mund të bllokohemi apo shantazhohemi. Jo! Unë jam kundër!
Nuk bie dakort me motivacionin e shkarkimit (të Nokës), sepse unë gjykoj që duhet të jemi të lirë për të shprehur mendimin tonë.
Pjesa e “Foltores”, mendoj që gjithësecili prej nesh është I lirë të zgjedhë të shkojë ‘Foltore’ apo jo? Z. Berisha është thënë që është përjashtuar përkohësisht nga Grupi Parlamentar, por ai është lideri historik, është anëtar i Këshillit Kombëtar pra çfarë të keqe ka që të ndjekim ‘Foltoret’? Pse duhet të gjykohemi apo të bëhemi armiq pse dikush shkon e dikush nuk shkon? Është zgjedhje! Jemi Parti Demokratike!.
Dhe e fundit: pyetja që shtroi Flutura a ka nevojë Partia Demokratike për Berishizmin apo jo? Është një pyetje që nuk duhet të shtrohet këtu, sepse nuk vendosim ne këtu për këtë. Flutura tha që do të vendosim ne nëse i duhet Partisë Demokratike berishizmi. Jo! Vendos baza e Partisë Demokratike! Është një çështje që nuk duhet shtruar fare këtu, sepse ne duhet të flasim për ndryshimet Kushtetuese që janë të rëndësishme apo axhendën parlamentare. Pjesa tjetër i takon bazës.” , ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post