Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, gjatë mbledhjes është shprehur se i vjen turp që ndodhet në këtë sallë se janë vjedhur zgjedhje.
“Mua më vjen turp që jam në këtë sallë, më vjen turp. Nuk e di si ndiheni ju. Jemi mbledhur këtu se kemi vjedhur zgjedhjet. Jemi mbi 100 vite shteti. Çfarë turpi jemi ne që mblidhemi në këtë sallë. Në Kosovë bëjnë zgjedhje që i japin shembull të gjithë Ballkanit. Ju akuzojmë se keni vjedhur zgjedhjet. Individualisht nuk e di, por politikisht po. Kam vetëm një shpresë, dhe po ju bëj një kërkesë personalisht, kjo e keqe po u kthye në fenomen, një ditë do ju dëmtojë dhe ju. T’i hapim rruge ketij procesi per te dneruar veten tone”, tha Çollaku.
Diskutime rreth kësaj post