Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar 3 amendamentet kushtetuese që janë miratuar nga grupi parlamentar i PD, një prej të cilave përfshin vettingun e politikanëve.
Në fjalën e tij para mediave, Basha u pyet nëse përfshin edhe persona që janë “non grata” duke iu referuar kështu ish liderit të PD, Sali Berisha.
Lulzim Basha: Do shikoni nga amendamenti se vettingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë e demokratë, nga të rinj, studentë që të kemi një politikë pa lidhje me krimin, me politikanë, të cilët arrijnë të përligjin çdo pasuri që kanë.
Në këtë hap, i shërbejmë prioritetit të shqiptarëve, Asnjë nga çështjet që përmenda nuk është në favor të PD apo opozitës. Po të ishte kështu, do të kishte shumë çështje të tjera që do të çonim të parët. E kam thënë dhe e përsëris që jemi në Kuvend me 1 qëllim, me fuqinë që na dhanë shqiptarët të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit. Për këtë arsye do i çojmë përpara axhendën tonë me këto ndryshme.
Ndërsa për garancitë që kanë se paketa e vettingut do të pranohet nga mazhoranca, Basha tha se janë bazuar në opinionin e Komisionit të Venecias.
Lulzim Basha: Është Komisioni i Venecias që ka shtruar rrugën dhe e ka bërë të qartë se në cilën rrugë duhet të ecim. E ka bërë të qartë dhe thënë që Shqipëria në kushtet ku ndodhej në 2018 e jo më tani që është më keq e ka të domosdoshme vettingun e politikanëve, pra bazuar opinionin e Komisionit të Venecias dhe ne kemi ndërtuar amendamentin kushtetues.
Diskutime rreth kësaj post