Pas përfundimit të mbledhjes së grupit, kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat. Ai kërkon që SPAK të bëjë vettingun e politikanëve.
“Grupi i PD ka miratuar sot vendimin për të depozituar në parlament amendamentet për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës të 30 korrikut dhje miratimin e komisionit të reformës zgjedhore, amendamentin në përputhje me Komisionin e Venecias. Vettingu për pasuritë e politikanëve është një qëllim legjitim dhe respektojnë kërkesën për proporcionalitet.
Këtë proces duhet ta kryejë SPAK, për të marrë përsipër verifikimin një për një të krerë ve të shtetit, dhe çdo politikani për pasuritë. Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territorial për të kthyer institucionet. Këto tre çështje janë përkthyer në një draft amendamentesh. Qytetarët shqiptarë kanë prioritet demokracinë, vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post