Në mbledhjen e grupit parlamentar PD vendosi sot që të propozojë amendamente kushtetuese në Parlament për ndryshime sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë vettingun e politikanëve.
Këto vendime u komentuan sot në rubrikën ‘Opinion’ nga gazetarët Artur Zheji dhe Blendi Fevziu.
Komentet:
Fevziu: Mendoj se PD duhet të kërkonte ndryshime rrënjësore kushtetuese. Asnjëra nga këto që ka kërkuar PD, nuk janë ndryshime për të cilat po flas. Mendoj se duhet të kërkojë senat, me një kategori senatorësh të përjetshëm, që nuk kanë interesa partiake. Po flas për ndryshime thelbësore kushtetuese, si edhe zvogëlimin e Parlamentit. Po flas për ndryshime të sistemit, jo këto ndryshime që ka kërkuar PD.
Zheji: Unë mendoj se jemi në një situatë anomalie. Anomalia ekziston. Nga ana tjetër, kemi një publik, që ka detyrimin të rri në opozitë.
Zheji: Kjo qeveri s’ka ndërmend të japë sinjalin për zgjedhje të parakohshme lokale. Nëse do donte të rriste koeficientin e demokraci do ulte dozën e pushtetit, ka shumë pushtet.
Fevziu: Me gjithë mediat, Rama ka sot më shumë pushtet se Partia e Punës.
Diskutime rreth kësaj post