Analisti Artur Zheji ka diskutuar lidhur me situatën e brendshme në Partinë Demokratike. Zheji tha se Basha për këtë vendim ka mbështetjen e amerikanëve dhe shtoi se aksioni politik i ish-kryeministrit Sali Berisha ka për qëllim të marrë drejtimin e PD dhe ta përdorë si mburojë ndaj sulmeve amerikane.
Pjesë nga biseda:
Pyetja: Si e vlerësoni situatën?
Artur Zheji: Blendi tha që amerikanët janë me Bashën. Për perceptimin që unë kam krijuar nga beteja politike që Berisha po zhvillon pas vendimit për ta nxjerrë nga grupi parlamentar, qëllimi i tij është shprehur në mënyrë fragmentare. Në këtë mozaik, është kjo, ai thotë që ta çojmë Bashën andej nga erdhi, ka shkretuar Partinë Demokratike nga asetet kryesore. Të gjitha këto janë një gjyq që Berisha po organizon ndaj Bashës, që kanë qëllim final paralizimin e Bashës dhe marrjen në kontroll të partisë.
Nëse do të fitoheshin zgjedhjet e 25 prillit, skenari do të ishte ndryshe. Por ama, nuk do të thotë që humbja e zgjedhjeve ishte ajo që kushtëzoi daljen e Berishës kundër Lulit. Doktori mbështeti Bashën në kongres.
E gjithë beteja e doktor Berishës, nuk është një betejë për PD, por për ta marrë atë. Këtu nuk është problemi të ikin të dy, sepse kongresi u mblodh para 2 muajsh, u përmbys kupa e zotit Berisha. Ai kërkon një kongres tjetër, për ndërtimin e një statuti të ri, sepse Berisha kërkon që PD të jetë mburoja e tij politike ndaj sulmeve amerikane. Kjo vendos në situatë të trazuar partinë. Ka nevojë për një rifreskim.
Basha ka një tendencë për të mos qenë simetrik me Berishën. Berisha duket po sulmon për të fituar një pozicion të ri në PD, ndërsa Basha jep mesazhin që asgjë nuk ka ndodhur, thotë që se prek asgjë palcën e PD. Si do të reagojë baza e PD? Do të ndahet me 2 pjesë? Do të ketë një tentativë force, numrash, për të krijuar një ballafaqim dhe përplasje. Nëse numrat do të interpretohen si legjitime, do të ketë një kalvar.
Diskutime rreth kësaj post