Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë dhe të qartë, “miqve të tij anëtarë të PD-së” që t’i bashkohen nismës “Foltore”, të ndërmarrë nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Në mesazhin e tij në Facebook, Manjani argumenton pse-në e kësaj thirrjeje.
Reagimi i Manjanit:
“Miqve të mi anëtarë të PD, të cilët ndajnë me mua shqetësimin se çdo bëhet me PD-në, u them gjithnjë: Bashkohuni! Bashkohuni me Foltoren! Është e vetmja rrugë që PD të mbetet parti. Është i vetmi forum ku anëtari i PD mund të ndjehet se është gjallë dhe me dinjitet. Nuk dua aspak t’i a*rmiqësoj me Lulin, por qartësisht dua që demokratët të bëhen bashkë rreth idesë e zgjedhjeve të lira; idesë së lirisë së individit; fraksioneve në parti; primareve në përzgjedhjen e kandidatëve; kufizimit të pushtetit absolut të Kryetarit.
Dua që shqiptari politik të shprehë lirisht bindjen e tij/saj, dhe jo mendimin e kryetarit të radhës, ide këto që artikulohen në Foltore dhe jo në PD zyrtare. Ndaj u sugjeroj t’i bashkohen foltores. Ka disa që presin ndonjë “plaçkë” a drejtori nga bashkëqeverisja. Disa presin të përsëriten zgjedhjet lokale, se aty e kanë premtimin… Më vjen keq për ta, sinqerisht. Rama e rrëmbeu për herë të tretë, jashtë çdo rregulli e kanuni, pushtetin për ta ndarë me ta?! Kaq gjë nuk e kuptojnë?! Nejse, vijojmë më tej me ata që thonë se Luli një ditë do vijë në pushtet, ndaj jemi me të.
Nuk po arsyetoj hiç se si vjen (se nuk vjen), as kur është ajo ditë (s’duket askund), por ta zëmë se erdhi në pushtet. Këta mendojnë se Luli do të vijë në pushtet për demokratët?! Seriozisht?! Po sa demokratë u ndjenë pjesë e pushtetit kur Luli ka pasur funksione publike nga PD?! Luli që të përjashton nga opozita, do të ndajë pushtet!? Seriozisht?! Qofshi ju që jeni dhe ende besoni kësi dokrrash!
E përsëris sugjerimin: Bbashkohuni në foltore e jepini vetes dinjitet si fillim. Bashkohuni rreth ideve që fliten aty, pastaj flasim për pushtetin… Ah, janë edhe disa që thonë se Foltorja po na përçan. Domethënë Luli që përjashton demokratë bashkon, kurse Foltorja që ju fton të flisni, ju përçan!!! Pffff, na e kurseni kohën të paktën, se nuk mund të merremi me amerikanllëqe të tilla“, shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post