Mbretëresha Elisabetë do të heqë dorë nga çdo pikë alkooli, e madje edhe nga Martini, pija e saj e dashur, të cilën sikurse thonë e ka konsumuar gjatë gjithë jetës, me një gotë të vogël në mbyllje të ditës.
Janë mjekët e oborrit ata që ja kanë ndaluar, sipas thashethemeve të fundit të qarkulluara nga Vanity Fair, por më pas edhe nga tabloidet britanikë me Daily Mail në krye.
Sipas burimeve të zakonshme anonime të cituara nga komentatorija e “thashethemeve” në Vanity Fair, Katie Nicholl, rekomandimi u bë për të mbrojtur shëndetin e sovranes, e cila duhet thënë se ndjehet shumë mirë pavarësisht 95 viteve dhe angazhimeve të gjata që e presin.
“Asaj ju kërkua të hiqte dorë nga pija e saj e mbrëmjes, e cila zakonisht është një Martini,” shkroi Nicholl, duke cituar dëshminë e “miqve” të supozuar të shtëpisë së Ëindsor.
“Në realitet nuk është një problem i madh” – shtoi komentuesja- meqenëse (mbretëresha) sigurisht që nuk është një pijedashëse e madhe. Por mua më duket një fije e padrejtë që, në këtë fazë të jetës së saj, ajo duhet të heqë dorë nga një prej kënaqësive të saj të vogla. Për më tepër, nëna e saj, e cila vdiq në moshën 102 vjeç në vitin 2002, duket se ka vazhduar të konsumojë koktejet e saj të preferuara, xhin dhe tonik, pothuajse deri në ditën e fundit të jetës.
Diskutime rreth kësaj post