Qeveria do të akordojë një fond prej 200 milionë eurosh për OSHEE-në në mbështetje të krizës energjetike, të cilën kryeministri Edi Rama shpalli një javë më parë.
Ministrja e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimi, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24m sqaroi sesi do të akordohet fondi i shpërndarë nga qeveria për OSHEE-në.
Ibrahimaj tregoi se 200 milionë euro do të jenë një mbështetje financiare për importet e energjisë elektrike, e cila do të shpërndahet përkatësisht: një pjesë për fundin e muajit tetor-nëntor dhe pjesa tjetër për 6-mujorin e parë të viti 2022.
“Mbështetja që është anuncuar nga kryeministri pak se një javë më parë parashikohet që të arrijë në total vlerën 200 milionë euro. Sigurisht që kjo vlerë do të jepet për importet të energjisë elektrike dhe do të jetë e kushtëzuar me nevojat që Shqipëria do të ketë për të importuar energji. Nuk është një krizë vetëm e çmimeve por është një krizë dhe e ofertës së energjisë elektrike dhe për këtë arsye ishte e nevojshme që ne të merrnim masa që të garantonim likuiditetin e duhur për të blerë energji pasi aty është një treg ndërkombëtar dhe gjithcka varet nga mundësia e financimit të këtyre lëvizjeve. Për vitin aktual, ne jemi duke menduar instrumentin e duhur për financimin e kësaj sasie, për vitin 2021. Sigurisht që sasia e kërkuar prej 200 milionë euro mendohet se do të jetë përgjatë gjithë periudhës. Një pjesë do të jetë për fundin e muajit tetor-nëntor dhe pjesa tjetër do të jetë për 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Për këtë vit, performanca e të ardhurave ka qenë shumë e mirë dhe ne do të mundohemi që të gjejmë financimin më të lirë me qëllim që t’i kushtojë sa më pak buxhetit të shtetit kjo ndërhyrje që ne do të bëjmë,” tha Ibrahimaj.
Ministrja mohoi mundësinë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla. Sipas Ibrahimajt, rritja e çmimeve të konsumit si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë, do të jetë një goditje e përkohshme.
Diskutime rreth kësaj post