Bukuroshja 19-vjeçare Aleksia Peleshi e ftuar në emisionin ‘Glamour’ foli ndër të tjera edhe për lidhjen e saj të dashurisë me aktorin Romeo Veshaj.
E pyetur nëse ishte ajo shkaku i ndarjes së Romeos me këngëtaren e Jonida Maliqi, Ester dha një përgjigje të prerë.
Ester Bylyku: Është përfolur në media që ti ke qenë një nga arsyet pse Romeo dhe Jonida u ndanë. është e vërtetë?
Aleksia Peleshi: Jo, aspak. Kur jam njohur unë me Romeon, ata ishin ndarë.
Mirëpo pasi lidhja e tyre u bë publike, këngëtarja Jonida Maliqi nuk ngurroi t’i uronte.
Ester Bylyku: Jonida ju uroi publikisht. Ti a e falenderove? Apo nuk ke asnjë kontakt me të?
Aleksia Peleshi: Çfarë t’i them unë (qesh). Faleminderit. Jo nuk kam kontakte me të. Nuk më lidh asgjë me Jonidën, ajo është shumë më e madhe në moshë se unë dhe nuk ka lezet të kapemi me njëra tjetrën.
Diskutime rreth kësaj post