Tashmë janë 10 deputetë që janë bërë pjesë e Foltores së Berishës në rrugëtimin që ka marrë ai nëpër Shqipëri. Por i ndërgjegjshëm për pakënaqësitë që Basha ka krijuar brenda grupit, Berisha ka joshur në mënyrë të tërthortë një tjetër deputet, që në zgjedhjet e fundit kandidoi për kryetar të PD-së, Agron Shehun. Sipas Berishës, pasi u votua nga 20% e anëtarësisë, ai duhet të ishte në kryesi, sipas ish-kryetarit të PD-së.
“Agron Shehu meritonte të ishte në kryesi, u votua nga 20% e anëtarësisë. Kush votohet, kandidon për kryetar mbetet në kryesi. Por jo, çdo njeri që kundërshtoi u largua. Statuti thotë çdo masë disiplinore merret me 2/3 e këshillit, ky i merr vetë. Nuk mund të thotë ai “nuk lejoj kuvend”. Kush je ti?” u shjpreh Berisha.
Diskutime rreth kësaj post