Fill pas kthimit nga Washingtoni, ku u takua me Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken, kreu i diplomacisë evropiane Joseph Borell ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç për një takim në Bruksel me qëllim vazhdimin e dialogut.
Këtë e pohoi vetë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili u shpreh se Blinken kishte theksuar idenë e nevojës për një shtensionim të situatës në veri.
“Mund të konfirmoj se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell në bisedimet me sekretarin Blinken ngriti cështjen e asaj çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë. BE-ja dhe ShBA-ja janë duke punuar ngushtë për Ballkanin Perëndimor dhe kemi objektiva të njëjta.
Borell gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka biseduar me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç sa i përket situatës dhe ka përsëritur nevojën që të shkohet në Bruksel për të diskutuar në kornizën e dialogut, me qëllim avancimin e dialogut dhe shmangien e situatave të ngjashme me ato që pamë së fundi në veri të Kosovës”, është shprehur ai.
Blinken sakaq vlerësoi “mbështetjen e vazhdueshme” të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe theksoi nevojën për progres në bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Diskutime rreth kësaj post