Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Amerika negocion me të gjithë kur i intereson. Mirëpo ai ngre shqetësimin edhe për rastin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas Manjanit në këtë rast është Berisha që nuk pranon të negociojë me Ambasadën Amerikane.
Postimi i plotë:
“Forca e vërtetë e amerikanëve është se ata negociojnë me këdo. Edhe me ata që thonë nuk negociojnë, ata negociojnë. Mund të mos merren vesh, por ulen e bisedojnë.
Sa shembuj nga bota duhet të permendim që është kështu?!
Me bythën e dreqin ulen, bisedojnë e negociojnë. E bëjnë këtë gjë edhe kur në kor zyrtarisht përsërisin shprehjen “ne nuk negociojmë…” .
Mjafton të kenë një interes dhe negociojnë që çke me të.
Nuk e di si qëndron puna me rastin Berisha, por përshtypja ime është se a do pranonte Berisha të bisedojë me Ambasadën këtu?!
Kam idenë se jo..!
Ndoshta e kam gabim..!
Por Ambasada zyrtarisht atë që ka shprehur sot do thotë…“-shprehet Manjani.
Diskutime rreth kësaj post