Deputeti Ferdinand Xhaferri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se PD nuk i fitoi zgjedhjet e 25 prillit pasi kishte kundër faktorin ndërkombëtar.
Deklarata e Xhaferrit:
“A mund të fitonte PD, kur Sali Berishës i është bërë gati dosja për non-grata? Po them që PD, në vitin 2021, nuk e kishte në krah faktorin ndërkombëtar.
Humbëm sepse u bë masakër zgjedhore. Nuk di që një parti politike, të shtojë numrin e votave pas 8 vite qeverisje. Më thuaj një rast të një partie politike që rrit votat pas dy mandateve qeverisje?“, tha ndër të tjera Xhaferri.
Diskutime rreth kësaj post