Partia Socialiste ka mbledhur këtë mëngjes Kryesinë e partisë, ku pritet të marrë disa vendime lidhur me analizën e zgjedhjeve të 25 prillit. Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së re të PS, por që nuk do të jetë thjesht një mbledhje formale.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pritet të diskutohen dhe miratohen disa projekt-akte, të propozuara nga Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, dhe që kanë të bëjnë me analizën e zgjedhjeve në çdo qark, ku në fund do të ketë dhe vendimmarrje mbi këtë çështje.
Mësohet se kryesocialisti Edi Rama iu ka dhënë porositë e tij të gjithë anëtarëve të Kryesisë, që kanë të bëjnë kryesisht me angazhimin e tyre politik dhe organizativ. Sa i përket angazhimit politik të socialistëve, porositë do të jetë në raport me kundërshtarët politikë, ndërsa për atë organizativ kanë të bëjnë me organizimin e kësaj force politike.
Diskutime rreth kësaj post