Deputeti i PD-së Flamur Noka u shpreh se Lulzim Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, sepse do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai tha se Basha ka projekt vetëm rutinën parlamentare.
“Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua. Kush ka qenë më i interesuar se sa Edi Rama që të largohet Berisha dhe unë nga grupi parlamentar i PD-së? Prandaj Basha na largoi ne dhe do të largojë zërat kundër”, tha Noka për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post