Akademiku dhe profesori i Universitetit të Tiranës, Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” tha se mënyra si po trajtohet çështja e energjisë në vend është e pasaktë.
Sipas tij, vendi jonë ka mbetur pas në teknologji dhe menaxhim.
“Mënyra si po ceket çështja e krizës energjetike, përballimi i saj, nuk mohoj se ka një konjukturë në energji, është e pjesshme, e njëanshme, e pasaktë. Nuk jam dakord që një krizë sikurse kjo zgjidhet me mbështetje financiare sociale. Tek ne nuk po shtrohet ideja e planeti është në një krizë të madhe për sa i përket konsumit të energjive. Sa prodhimi ka rëndësi menaxhimi. Ka të bëjë me projektet afatgjatë që çojnë tek energjitë e rinovueshme, të pastra, si ajo e erës, ujit, biokarburanteve, paneleve diellore aq më shumë pastaj me konsumimin e energjisë në banesat urbane duke i shpërdoruar ato. Kemi mbetur pas në teknologji dhe menaxhim.
Mbase kemi të bëjmë edhe me mungesë vizioni. Por politika duhet të pranojë që menaxhimi i kompanive publike nuk do të thotë se ato duhet të drejtohen nga drejtues të cilat janë të emëruara nga politika duke punësuar militantë. Ne si qytetarë kemi një krizë menaxhimi për shkak të politikës.
Në vend që politika të na shërbejë na krijon probleme. Nëse nuk shkëputet lidhja mes politikës, gjyqësorit, medias, sipërmarrjeve publike, agjensive shkencore, 4 korporatave të energjisë elektrike ne do të kemi përdorimin e tyre për qëllime politike, nuk do të ketë transparencë. Unë kam informacione që edhe menaxhimi i fondeve të produktit është i keqpërdoruar. Këto duhen diskutuar. Energjia është çështje e interesave të vendit, pa të nuk ka progres. Industria jonë është në pikë të hallit.
Të ndërpritet çdo lloj eksporti i energjisë për një kohë të caktuar dhe të bëhet transparenca e financave të korporatave. Jam i bindur që është një rrugë e rëndësishme që mendoj se do të ketë pasoja pozitive. Retorika politike si ajo e sotmja në parlament është si për fushata elektorale. Janë gjëra që kanë 30 vite që thuhen. Nuk kanë asnjë efekt pozitiv. Buxheti i një familje shqiptarë në masë 85% janë në atë pikë që nuk kanë më dhjamë për të tretur. Kryeministri tha se shqiptarët kanë kursime. Kush i ka ato? Sa përqind e popullsisë? 10%? Unë dua një shoqëri të zhvilluar me këto burime që kemi”– tha Fuga.
Diskutime rreth kësaj post