Partia Demokratike po shqyrton mundësinë për të kërkuar edhe ngritjen e një tjetër komisioni hetimor, konkretisht për rindërtimin.
Ky fakt u bë i ditur nga deputeti i PD, Luçiano Boçi, Boçi u shpreh se rindërtimi nuk duhet të jetë një punë për të cilin qeveria duhet të mburret pasi ka afera korruptive.
“Shkollat e rindërtuara deri më tani janë pjesë e ndihmës dhe solidaritetin e një vendi, vetë qeveria me fondet e veta nuk e bën një gjë të tillë sepse ministrja nuk na i paraqiti këto masa në Komisionin e Medias, ka pasur edhe raste kur shkollat e ndërtuara nga BE kanë kushtuar më lirë se ato të Bashkisë së Tiranës, mund të kërkojmë edhe një komision hetimor për rindërtimin, sepse ka shumë për të folur për këtë. Pra të mos mburremi me rindërtimin”, tha Boçi i ftuar në Report tv.
Diskutime rreth kësaj post