Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar akuzat për kryeministrin Edi Rama, edhe pasi ky i fundit u largua nga Kuvendi. Duke e quajtur Ramën si një aktor të dështuar, Basha tha se foltorja e Kuvendit është një vend jo për përballje personale, por ku ai duhet të japë llogari. Kryedemokrati tha se Rama është kapur me thonj pas foltores dhe po e përdor në mënyrën më neveritëse.
Deklarata e Bashës:
‘Sa qesharak që je! Po mos të ishe njeri që ka në dorë buxhetin dhe fatet e vendit nuk do më argëtojë dot as sa një aktor i dështuar shfaqjesh në çerdhe fëmijësh. Kjo nuk është një Foltore për përballje personale, por është një foltore ku t’i të japësh llogari për shqiptarët. Je kapur më thonj pas foltores dhe pjesë më të keqe të këtyre 30 viteve nuk ka njeri ta ketë përvetësuar në mënyrën më neveritëse sesa ti. Gjërave kryesore nuk u dhe përgjigje. Ke kohë që je në ajër. Nuk kam gjetur asgjë gati, përveç tigrit në zonën time elektorale.’- tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post