“Big Brother” ka vendosur të dënojë katër banorë të cilët gjatë javës së shkuar kanë thyer rregulla të rëndësishme të shtëpisë. Paloma, Iliri, Fifi dhe Arditi do të ”vuajnë dënimin” e tyre në një pjesë të shtëpisë, përtej luksit dhe pa asnjë komunikim me banorët e tjerë.Teksa përshtatet me kushtet e reja, Arditi ka komentuar në Dhomën e Rrëfimit edhe njërin prej produksioneve të “Top Channel”.
Ai ka deklaruar se “Për’puthen” krijohet mbi bazën e një skenari dhe se ai e njeh Tean dhe e dinte lidhjen e saj jashtë programit.
“Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar”, tha Arditi.
Diskutime rreth kësaj post