Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Partinë Demokratike. Ai shkruan se fundi Lulzimit është më i turpshmi i 100 viteve histori politike shqiptare.
Sipas tij, Basha ka dy alternativa: Dorë-heqje ose shqelm-heqje.
Spahiu shkruan se Lulzim Basha nuk ja merr dot me forcë partinë Sali Berishës, edhe sikur ky i fundit të arrestohet, me dy “telefonata” nga burgu do e hiqte për leckash Lulzim Bashën.
ANALIZA E PLOTË
“Lulzim Basha ka dy alternativa: Dorë-heqje ose shqelm-heqje
Ta themi troç: Lufta e Amerikës ndaj Berishës, nuk përkthehet në “Dashuri” për Lulzimin.
Urrejtja dhe dashuria amerikane nuk personifikohen aspak tek këta dy njerëz.
Amerikanët nuk po çmontojnë Berishën, që t’i lehtësojnë hipotekimin e partisë Lulzimit.
Luli është thjesht vegla, që me hir apo pahir, u përdor për të arritur objektivin.
SHBA fuksionon me parimin: “Qëllimi justifikon mjetet”.
Lulzim Bashës i kanë ngelur vetëm dy alternativa:
– Të japë dorëheqjen duke bërë pazar me Berishën
– Ta heqin me shqelma nëse reziston dhe tenton ta mbajë me forcë.
Çfarë rruge do zgjedh Lulzim Basha?
Unë kam bindjen se Basha ka kohë që e ka mbyll këtë histori.
Ai ka gënjyer të gjithë.
– Basha gënjeu Amerikanët para zgjedhjeve, duke i thënë: Mos e shpallni Berishën tani Non-Grata, por më prisni pas zgjedhjeve sa të bëjë listën time me deputet besnik.
– Basha gënjeu Berishën dhe i tha: “I xhirova amerikanët dhe i binda të jesh në listë për deputet.”
– Basha gënjeu partinë dhe u tha: “Unë di ca gjëra që nuk thuhen për familjen Berisha”
– Basha gënjeu miqtë e tij dhe u tha: “Berisha se ka të gjatë do vdesë se është plak, ose do e burgosin amerikanët.”
– Basha gënjeu familjen Berisha dhe iu betua: “Unë do ju qëndroj besnik po aq sa babai juaj”
Lulzim Basha e kishte të qartë fundin e tij, prandaj 6 muaj para zgjedhjeve bleu qyl, 4 vila (2 në Gjirin e Lalzit dhe 2 në Lundër)
A mundet një person të blej 4 vila, 6 muaj para nëse ka bindjen se do bëhej kryeministër?
Jooo aspak. Do duronte edhe 6 muaj sepse do i falnin 6 pallate po të fitonte, por ai e dinte rezultatin e humbjes.
Besoni çfarë po ju them: Lulzim Basha e ka mbyllur këtë histori.
Lulzim Basha nuk do rezistoj as me forcë dhe as me gjykatë.
Ai s’ka këllqe të organizoj një mbledhje jashtë partisë, madje dhe kafen me 4 deputet e piu i rrethuar me 14 bodyguard. Ai e ka tepër frikë Berishën.
Ai do largohet, sepse e njeh mirë Berishën, dhe rruga e rezistencës është fatale për kokën e Lulzim Bashës.
Ai nuk e përballon dot Saliun as kokë për kokë dhe jo më pastaj, që ta mund kur Berisha ka turmën me vehte.
Do thoni ju: A do e mbrojnë amerikanët Lulzim Bashën?
Nuk besoj që amerikanët të mbrojnë një lider që ka ulur “brekët” dhe po dorëzohet. Lulzim Basha u konsumua nga amerikanët si një “prezervativ” një përdorimsh.
Qeveria amerikane shquhet për një strategji perfekte.
Qeveria Amerikane nuk i ndan Bashën dhe Berishën si “Engjëll me Djallin”, përkundrazi nëse Berishen e shpallën Non-Grata si lider që ka pasuruar klanin e tij apo ka minuar demokracinë, atëhere përfituesi numër 1-sh i korrupsionit Berisha është Lulzim Basha.
Nëse Berisha ka minuar demokracinë, atëherë ekzekutori ishte Lulzim Basha.
Për amerikanët Basha e mbylli misionin e tij.
Ata nuk do mbështesin dot një lider që as familja nuk e përkrah, madje bashkshortja as pasaportën shqiptare nuk e morri kurrë sepse ishte e bindur se burri nuk do kishte asnjë të ardhme në Shqipëri.
Ai po largohet dhe qëllimish i ka lënë terren Berishës të rikthehet me triumf.
Lulzim Basha nuk ja merr dot me forcë partinë Sali Berishës, edhe sikur ky i fundit të arrestohet, me dy “telefonata” nga burgu do e hiqte për leckash Lulzim Bashën.
Lulzimi ka dy alternativa: Dorë-heqje ose shqelm-heqje….
– Nëse ndodh dorëheqja është lojë e paramenduar Basha-Berisha.
– Nëse ndodh shqelmheqja, është skenar për shkërmoqjen totale të Partisë Demokratike.
Në të dyja rastet, fundi Lulzimit është më i tupshmi i 100 viteve histori politike shqiptare..”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post