Zëdhënësja dhe deputetja e Partisë Demokratike ka denoncuar dhënien e mësimit në një lokal dasmash në Vlorë. Ajo ka postuar një video nga një lokal në Babice të Vlorës ku shihen fëmijë që bëjnë mësim. Ajo shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë së Edi Ramës ndërsa akuzon ministren e Arsmit se e ka mohuar si fakt.
Postimi i Zhupës:
“Mësimi ne lokal dasmash nuk eshte montazh. Është fytyra e qeverise se Ramës me shkollat dhe arsimin në vend. Ministrja e mohon, Petro ulëret si kapter për ta mbrojtur dhe mendon si mund të intimidoj opoziten! Ja video faktike e mësimit në lokal në Babice të Vlorës që Ministrja e Arsimit e mohoi ne komision kur une ja solla si fakt. Nuk japin zgjidhje por ofrojnë gënjeshtra”- shkruan Ina Zhupa.
Video:
Diskutime rreth kësaj post