Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli e ftuar në emisionin ‘Detalog’ ka komentuar zhvillimet e fundit brenda PD-së. Topalli shprehet e bindur se Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi Kombëtar i PD-së.
Gjithashtu Topalli hodhi poshtë zërat se do kandidojë për kryetare e PD.
“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të je aty. Por jo kryetare.”-tha Topalli.
E pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Lulzim Basha dhe kryesia nuk e njeh Kuvendin e PD, Topalli tha se “Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.”
Më tej, Topalli theksoi se kur vendos Kuvendi, nuk pyet më kush për Bashën.
“E kapin hopa dhe e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.”-tha Topalli.
Diskutime rreth kësaj post