Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot me demokratët në Kukës. Berisha tha se kryedemokrati Lulzim Basha shfrytëzoi miqësinë e PD me SHBA për të marrë vendimin për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.
“Me foltoren tonë synojmë të bashkojmë të gjitha ata që besojnë tek vota e lirë dhe besojnë se duhet të vendosin vet, besojnë se ju duhet të zgjidhni përfaqësuesin tuaj dhe besoj se nuk duhet ë mashtrojë nga pazarexhinj. Foltorja jonë nuk synon kurrë kundër partnerëve as miqve, nuk synon izolimin.
Ata që bëjnë këto cilësime janë njerëz të vegjël. Lulzim Basha e shfrytëzoi miqësinë me SHBA për një vendim, mendoi se mund të godiste por vdekje pluralizmin dhe unë në fillim e mbajta personale”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post