Paralajmërimi i kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me deputetin Flamur Noka, ka ngjallur reagime edhe në mesin e kritikëve brenda kësaj partie.
Ish-deputeti i PD Fatbardh Kadilli, thotë se ky fakt tregon më së miri, se PD ka prodhuar më shumë të përjashtuar dhe të larguar.
Sipas tij, e keqja e PD-së, është se ka për model “kryetarokracinë”.
“Edhe përjashtimi i Berishës, edhe tani përjashtimi apo paralajmërimi i Nokës, ose edhe vet lënia jashtë e kritikëve të Bashës, konfirmojnë se ne kemi model partinë me kryet-okrat, këtë e ka trashëguar Basha, sepse e ka pasur edhe Berisha, sepse edhe ai largonte ata që rivalizonte më herët. Kemi kryetarokraci dhe duhet ti japim fund kësaj, të ndërtojmë një PD më të madhe se kryetari sesa vet kryetari, që të mos jetë kryetari “i forti”, por forumet, vota që merr. Edhe ne duam të bëjmë një PD, jo të kryetarit por të forumeve, atëherë do t’i japim shqiptarëve një parti të fortë”.
Kadilli thotë se “të përjashtuarit”, si Berisha e Noka, bëjnë një gabim, ata reaguan vetëm kur kaluan në personale, e jo për parime.
“Berisha, është duke bërë një tur takimesh, ka mbledhur edhe firma për një kuvend të jashtëzakonshëm, nëse Kuvendi duhet parë si një mundësi për të rikrijuar një parti të fortë, atëherë ai është një lajm i mirë. Edhe Berisha, edhe Noka, u preken dhe reaguan, e kanë personale, por duhet të reagojnë për parime, dhe jo personale. Në forume duhet ti japim fund adhurimit dhe idol-tarisë, ti japim funt oportunizmit, shembulli i Nokës është një shembull, kush s’ka vesh, do të përfundoj si Noka”, tha ai për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post