Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla paralajmëroi sot në një prononcim për mediat se maxhoranca do të rrëzojë komisionin për çështjen ‘Beçhetti’. Sipas tij, ekspertët e PS-së po punojnë intensivisht dhe me dy institucione ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi, për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.
Deklarata e Ballës:
“E para dua tju sqaroj që ekspertët tanë janë duke punuar intensivisht dhe qoftë zonja Bushka apo kolegë të tjerë edhe me dy instanca ndërkombëtare që kanë këshilluar mbarëvajtjen e reformës në drejtësi për të konkluduar në amenadamentin kushtetues për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit, në kuptimin që të arrijmë që të kemi brenda një kohe të shkurtër këtë amendament gati dhe pastaj i cili të jetë gati për të filluar procedura parlamentare.
Një amandemant kushtetues kërkon një kohë minimalisht 45 ditë por mund të shkojë dhe 60 ditë dhe si e tillë kjo do kërkojë shumë punë, por unë e konsideroj një çështje tepër teknike tek e cila politika duhet të rrijë larg, në kuptimi ne rëndësisë së procesit të vettingut që ka ecur mirë. Askush prej nesh të mos e politizojë. Ta mbajë si çështje teknike, si nevojë e vijimit të reformës në drejtësi.
Nuk ka asnjë lloj ‘pazari’ sepse kjo është një çështje që unë e konsideroj të një rëndësie të veçantë, ku secili prej ne deputetëve duhet të marrë përgjegjësinë që i takon. Gatishmëri për të qenë në mënyrë vijuese, të hapur, për të diskutuar pa rezerva çdo lloj çështje që mund të vijë nga opozita në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post