Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli është rizgjedhur në mënyrë unanime sërish si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli mori pjesë në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që u zhvillua në Lisbonë, në datat 8-11 tetor.
Komisionet zhvilluan mbledhje gjatë dy ditëve të para të aktivitetit duke diskutuar dhe analizuar raportet dhe rezolutat e përgatitura nga raporterët. Të ftuar ishin ekspertë të fushës si dhe krerët e politikës portugeze. Po ashtu Sesioni vjetor përmbylli punimet e tij me seancën plenare drejtuar nga Presidenti i AP NATO Kongresmeni Gerry Connolly, në të cilën ishin të ftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi, Kryetari i Parlamentit, Kryeministri dhe Presidenti portugez si dhe Dr. Karen Donfrey, Ndihmës/sekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë në Departamentit e Shtetit.
Diskutime rreth kësaj post