Ish-nënkryetari i PD-së, deputeti Edmond Spaho ka dalë me një reagim të ashpër në rrjetet sociale pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e Flamur Nokës si nënkryetar të komisionit të sigurisë duke paralajmëruar përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD.
Spaho e këshillon Bashën të fillojë me internimet dhe t’u bjerë deputetëve si në 1945, duke e krahasuar me Enver Hoxhën.
Postimi i Spahos:
“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani. Bjeru deputetëve si në 45. Po ndonjë pushkatim nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”, shkruan Spaho.
Diskutime rreth kësaj post