Deputetja e PD, Emilia Koliqi lidhur me krizën energjetike që ka prekur vendin. Ajo theksoi se kriza e vërtetë është korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Sipas saj sektori i energjisë elektrike është kthyer në një biznes korruptiv në shërbim të zgjedhjeve.
Koliqi tha se 3 tenderat e fundit do të çohen në SPAK.
Deputetja demokrate ka folur edhe për planin me shtatë pika të publikuar nga PD, për përballimin e krizës, ndërsa theksoi se disa oligarkë nuk faturohen për energjinë elektrike.
“Plani me 7 pika nuk është vetëm për energjinë, ai është duke filluar nga ulja e TVSH të çmimeve të produkteve të shportës, uljen e taksës së qarkullimit e duke kaluar tek pjesa e klientëve të favorizuar. Disa oligarkë janë të favorizuar nga qeveria e nuk faturohen për sasinë e kilovatëve të harxhuar. Së shpejti do e kemi listën me emrat e tyre”, u shpreh deputetja.
Diskutime rreth kësaj post