Në një postim në rrjetet sociale, nënkryetarja e Partisë Demokratike e ka cilësuar edhe njëherë si krizë korrupsioni dhe jo energjitike atë të shpallur nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Duma shkruan se bëhet fjalë për krizë korrupsioni e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë.
“Nuk është krizë energjitike, është krizë e korrupsionit e shkaktuar nga një regjim që merr borxh, për të larë borxhin e tenderave sekretë, e koncesioneve dhe e PPP-vë që pastrojnë paratë në parajsat fiskale. Ndërkohë, shqiptarët e ndershëm jetojnë në ferrin e prodhuar nga makutëria e kësaj pakice, duke shënuar emrat në listat e borxheve për të marrë ato pak gjëra me të cilat mbajnë frymën e familjeve të tyre. Kjo është e vërteta”, deklaron Duma.
Diskutime rreth kësaj post