Për Oerd Bylykbashin, kreu i partisë opozitare Basha është shumë larg liderit të një partie. Bylykbashi u shpreh se partia ka një kryetar, por fjala lider ka dimension tjetër. Sipas tij, Basha ka marrë vendime në kundërshtim me statutin.
“Ne kemi një kryetar partie, por fjala lider është më e madhe, ka dimension tjetër. Ne kemi një figurë e cila ka projektuar veten pas humbjesh njëra pas tjetrës, ka ndryshuar vazhdimisht statutin dhe ndërkohë kemi decentralizim të pushtetit dhe nga simptomat kupton se çfarë sëmundje po zhvillohet. I gjithë ekzekutivi i partisë praktikisht është emëruar në kundërshtim të statutin, nuk janë zgjedhur.
Statuti parashikon që zgjedhja e këtyre funksionarëve të rëndësishëm të partisë duhet të zgjidhen me votim të fshehtë. Këto janë të gjitha simptoma të asaj që është kur një kryetar mendon se mund të bëjë çdo gjë në kundërshtim me statutin. Është statuti ai që në mban ne bashkë si demokratë, më pas jemi qytetarë të lirë që s’kemi lidhje bashkë”, tha Bylykbashi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post