Ibsen Elezi tha se ish-kryetari i PD, Sali Berisha do të jetë në Kukës nesër, për foltoren e tij të radhës.
Ai deklaroi se pjesëmarrja e demokratëve do të jetë e madhe sepse sipas tij Basha ka krijuar një situatë të pashpresë dhe gjithë aksionet politike të dështuara të tij kanë krijuar një mllef të akumuluar ndër vite.
Elezi gjithashtu ka paralajmëruar largimin e Bashës. Ai tha se nëse kjo gjë nuk ndodh, situata do të shkojë drejt konfliktualitetit.
“Do jem prezent sepse kur kam kërkuar dhe ndihmën e Kastriot Islamit për procesit në PD, pra kur kam kërkuar ndihmën e të tjerëve nuk ka se si mos të jem unë vetë. Demokratët nuk kanë se si të mos pranojnë kontributin dhe kthimin në binarë të PD, pasi të gjithë e kanë të qartë se PD ka dalë jashtë binarëve.
Nesër mund të them se do ketë shumë demokratë sepse kjo situatë e vazhdueshme e pashpresë që ka krijuar Basha në gjithë aksionet e gjata politike të dështuara kanë akumuluar mllef ndër vite në PD. Dhe kjo që po ndodh me Berishën në degë është pasqyrimi i këtij mllefi.
Skenari është një dhe i vetëm se me sjellët e tyre politike dhe Basha dhe Berisha e kanë treguar e bëjnë lehtësisht të dukshme që Berisha ka dhënë prova se është këmbëngulës dhe do e realizojë lehtë mbledhjen e kuvendit dhe largimin e Bashës, po ashtu është e dallueshme që dhe Basha nuk do e pranojë sepse në të kundërt ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Besoj se nga fundi muajit ose fillimi i muajit tjetër do jetë mbledhur Kuvendi dhe do kërkohet largimi i Bashës. Nëse fillon dhe mohon themelet e demokracisë atëherë situata do shkojë drejt konfliktualitetit”, tha Elezi për MCN Tv.
Diskutime rreth kësaj post