Gazetari Aleksandër Çipa tha Shqipëria është vendi me më tepër media se gjithë Ballkani Perëndimor. Sipas tij në vendin tonë funksionojnë gati 800 online që mbajnë të punësuar 3 deri në 5 veta në përditshmëri dhe janë ende në publikim 11 gazeta të përditshme, ndërkohë që vendet e Rajonit nuk kanë më shumë se 4-5 të përditshme.
Deklarata e Çipës:
“Media është në krizë dhe në Shqipëri kriza nuk mbart vetëm fenomene që mund të konsiderohen të tërësishme por janë edhe specifike. Përveç funksionimit dhe krizës financiareve, është dhe kriza e inflacionit mediatik në Shqipëri. Ne jemi vendi me më tepër media se gjithë Ballkani Perëndimor. Kemi gati 800 online që mbajnë të punësuar 3 deri në 5 veta në përditshmëri. Ende kemi në publikim 11 gazeta të përditshme, ndërkohë që Rajoni mund të ketë 4-5 të përditshme”, tha Çipa.
Diskutime rreth kësaj post