Demokratët e kundërshtojnë planin antikrizë të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama. Grida Duma thotë se qeveria gënjen kur pohon se nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Skema për nënkryetaren e Partisë Demokratike është e thjeshtë.
Kostot do iu faturohen jo vetëm biznesit të mesëm dhe te madh, por indirekt barra e faturimit do bjerë mbi kurrizin e konsumatorit të thjeshtë.
“Nëse ai thotë se familjari dhe biznesi i vogël nuk do të paguajë është krejtësisht e pavërtetë sepse ia lë hapur që do paguajnë gjithë të tjerët. Institucionet, bizneset e mëdha, sipërmarrjet prodhuese . Këta qe do e paguajë këtë 200 milionëshin që gjoja shteti do e subvencioneve, që e merr prapë nga xhepat e shqiptareve. Çfarë do bëjë? Me rritjen e energjisë këta të tjerët do rrisin çmimin e kujt? Produkteve qe shesin, shërbimeve dhe çdo gjë tjetër. Dhe konsumatori vërtet ndofta se paguan drejtpërdrejt te fatura e dritave e paguan tek fatura e ushqimeve”, tha Duma.
Demokratët janë të bindur se nuk ka një krizë energjitike, por një krizë keqmenaxhimi si pasojë e korrupsionit në dy kompanitë e sektorit KESH dhe OSHE, për të cilat PD po përgatit kallëzime penale.
“Por jam e bindur se po te hapet kutia e Pandorës ka dhe me shume sesa aq. Të gjitha aferat duhen shkuar drejt ndëshkimit. Ndaj i kemi bere thirrje SPAK qartësisht për të hedhur fokusin me shpejtësi tek kjo ngjarje sepse kjo është ngjarja aktuale e jetës përditshme te shqiptareve ”, u shpreh më tej nënkryetarja e PD-së
Nënkryetarja demokrate akuzon qeverinë për dështim në sektorin energjitik, pasi sipas saj në 9 vite pushtet socialistët nuk mundën të bëjnë asnjë reformë në sektor veçse te prodhojnë kriza.
Diskutime rreth kësaj post